Cristiano Ronaldo ka pranuar që agjenti i tij të negociojë me klubin e Dortmundit për një transferim potencial.
Për BVB-në, interesi është të mbështetet tek ylli portugez për të kompensuar mungesën e Sébastien Haller.
Por këtë të premte, Bild bën me dije se Borussia Dortmund nuk është e interesuar për ish-sulmuesin e Real Madridit.
Financiarisht, operacioni është i pamundur pasi futbollisti 37-vjeçar merr 29 milionë euro neto në vit te Manchester United.
Një shumë që Borussia nuk mund t’i ofrojë pasi lojtari më i paguar i skuadrës, pikërisht Marco Reus, merr 12 milionë euro në vit.