Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Florian Dushi i ka reaguar Abdullah Hotit i cili kërkoi lidership të ri në LDK, raporton Gazeta Enigma.
Dushi ka thumbuar Hotin duke e theksuar se “LDK ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale”
“Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së”, shkroi mes tjerash Dushi.
Postimi i plotë:
Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së.
Florian Dushi duke qenë gjithmonë vetëm pjesë e LDK-së dhe jo e çfarëdo “grupi” brenda saj, vazhdon të jetë pjesë e strukturave të saj udhëheqëse me tepër se dy dekada.
LDK sot, si kurrë më parë, ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër dhe në këtë formë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë tutje trendin e mire që LDK kishte në zgjedhjet që sapo përfunduan.
Këtë unitet nuk duhet dhe nuk do të mund ta cenojë askush.
LDK mbi të gjitha