Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Donald Trumpin pas shpalljes së fitores si president i SHBA-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një postim në “X”, shefi i qeverisë shqiptare e quajti fitoren e Trumpit të jashtëzakonshme.
“Urime për Donald Trumpin në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte nder i vërtetë të punoja bashkë me presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, ka shkruar Rama. /Gazeta Enigma/