Edhe LDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për konsultime në lidhje me zgjedhjet lokale

Edhe LDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për konsultime në lidhje me zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar sot partitë politike për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, raporton Gazeta Enigma.

Kësaj ftese i është përgjigjur pozitivisht Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për media e LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka theksuar se në këtë takim do të shkoj kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ndryshe, Halimi tha se takimi do të mbahet në ora 16:15.

“Po, LDK-ja do të marr pjesë dhe takimi do të mbahet në ora 16:15”, tha Halimi për Gazetën Enigma.

Ndryshe, në këtë takim do të marr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje, takim ky që do të mbahet rreth mesditës.

Related Articles