Edhe marka e njohur suedeze, IKEA, largohet nga tregu i Rusisë

Edhe marka e njohur suedeze, IKEA, largohet nga tregu i Rusisë

Kompania e njohur ndërkombëtare e mobiljeve, Ikea do të largohet nga tregu i Rusisë.

Kjo ka shkaktuar edhe përplasje mes konsumatorëve atje në garën se kush po i merr produktet e fundit të markës suedeze, përcjell Gazeta Express.

Ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba ka publikuar një video të dy grave që ngrinden për një produkt të Ikea-s.

“Rusët janë të apasionuar pas mallrave IKEA ndërsa marka suedeze largohet nga tregu i Rusisë”, ka shkruar ai.

Related Articles