Pas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, ministres Arbërie Nagavci, kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca do të vaksinohet sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta “Enigma”
Sveçla do të vaksinohet në orë 16:00.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai ka ftuar qytetarët që të aplikojnë e të vaksinohen kundër këtij virusi.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe aplikacionit e-Kosova, kam aplikuar dhe kam caktuar terminin për tu vaksinuar.
Sot në ora 16:00 do të jem në Sallën 1 Tetori për të marrë dozën e parë të vaksinës të llojit AstraZeneca, e aprovuar nga OBSH.
Ftoj të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vendosura nga MSh, të aplikojnë dhe të vaksinohen pasi kjo do të përshpejtojë normalizimin e jetës sonë.