Edhe nga ndeshja Drita – Drenica u dha mbështetje për “Marshin për Drejtësi”

Edhe nga ndeshja Drita – Drenica u dha mbështetje për “Marshin për Drejtësi”

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në javën e 27-të të Superligës së Kosovës, pasi mposhti lehtësisht Drenicën me rezultatin 3 me 0.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe “Marshi për Drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së të cilët gjenden në Hagë, raporton Gazeta Enigma.

Para fillimit të kësaj ndeshje, kapitenët e Dritës dhe Drenicës janë shfaqur më fanella mbështetëse “Liria ka Emër”.

Me këtë fitore Drita rikthehen në pozitën e parë me 55 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Ballkani (54). Kurse Drenica në pozitën e fundit me 23 pikë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles