Edhe një dorëheqje tjetër nga Vetëvendosje

Edhe një dorëheqje tjetër nga Vetëvendosje

Përveq deputetëve edhe aktivistët e VV-së po shprehen të pakënaqur me qeverisejn e këtij subjekti politik.

I tillë është edhe rasti i profesorit të Historisë nga Mitrovica, Fidan Mehmeti, i cili përmes një postimi ka njoftuar se do t’i thotë lamtumirë kartelës së anëtarësisë.

Ai ka thënë se këtë vendim po e merr meqë Qeveria Kurti është bërë “qeveri e mbytjes së shpresës”.

“Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj.”, thuhet ndër të tjera.

Tutje ai thotë se një kryeministër dhe qeveri që ofendon mësuesit e vendit nuk meriton udhëheqjen.

“Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt”, shkruan Mehmeti.

Related Articles