Faqja zyrtare e FC Ballkanit ia huq keq, ngatërron Ligën e Konferencës me Ligën e Evropës

Faqja zyrtare e FC Ballkanit ia huq keq, ngatërron Ligën e Konferencës me Ligën e Evropës

Klubi Futbollistik “Ballkani” të enjten do ta luaj ndeshjen e radhës në kuadër të fazës grupore në Ligën e Konferencës.

Klubi suharekas do të përballet me Sivassportin me fillim nga ora 18:45, raporton Gazeta Enigma.

“Portokallinjtë” përmes faqes zyrtare kanë publikuar orarin e katër ndeshjeve të radhës në këtë ligë. Por, ata ia kanë ‘huqur’ kompeticionit ku marrin pjesë duke e shkruar Ligën e Evropës.

“Katër ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit në rrjetin social “Facebook”.

/Gazeta Enigma/

Related Articles