Edhe një shtet ka hequr dorë nga bllokimi i largimit të Rusisë nga SWIFT-i

Edhe një shtet ka hequr dorë nga bllokimi i largimit të Rusisë nga SWIFT-i

Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se Qiproja ka deklaruar se nuk do ta bllokojë largimin e Rusisë nga sistemi SWIFT.

“Funksionoi. Qiproja ka deklaruar se nuk do ta bllokojë shkëputjen e Rusisë nga SWIFT-i. Diplomacia ukrainase vazhdon të punojë 24/7 dhe të kërkojë vendime të rëndësishme për ta mbrojtur Ukrainën nga pushtuesit rusë”.

Largimi i Rusisë nga sistemi i pagesave “SWIFT” është përmendur si opsion më i ashpër i sanksioneve kundër Rusisë më herët nga fuqitë perëndimore, por Franca ka thënë se kjo do të ishte zgjedhja e fundit.

Related Articles