“Edhe njëherë u vërtetua se gastronomia nuk është vatër e përhapjes së COVID-19”

“Edhe njëherë u vërtetua se gastronomia nuk është vatër e përhapjes së COVID-19”

Shoqata e Gastronomëve nga Qeveria po kërkon lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës.

Veton Zuka, anëtar i Bordit të Shoqatës së Gastronomëve, tha se ekzekutivi duhet të reflektojë në këtë aspekt, duke theksuar se edhe njëherë u dëshmua që nuk ishin vatër e shpërndarjes së virusit.

“Po shpresojmë tash me u hap, numrat veç po shihen që kanë rënë, edhe njëherë po vërtetohet që nuk është vatër e shpërndarjes gastronomia, sepse tash na jemi duke punuar deri në ora 10:00, dhe numri është shumë i vogël e që është një lajm shumë i mirë, mirëpo duhet potencuar që nuk është vatër e shpërndarjes, dhe realisht tash presim prej Qeverisë me reflektuar në këtë drejtim dhe me bë hapje totale, me respektim të masave”, tha Zuka.

Zuka tutje thotë që ndihma e dhënë nga ana e Qeverisë nuk përkon me dëmet ekonomikë që ka pasur ky sektor, ku as orët e humbura të punës nuk u janë kompensuar.

“Sa i përket dëmeve edhe ndihmave, nuk përkojnë me njëra tjetrën në asnjë moment siç nuk kanë përkuar as vitin e kaluar dhe as këtë vit. Përpos që kanë qenë gjysmake, pak e hiç na nuk kemi subvencionim as për orët e humbura që i kemi, p.sh që punojmë deri në 10:00, ose deri në 09:0 do të thotë nuk janë marrë parasysh në asnjë moment e mos të flasim për mbyllje totale të përgjithshme që ka qenë”.

Related Articles