Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 21-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në seancën e fundit Dehari ka bërë të ditur se seana e 21-të për konstituimin e Kuvendit do të mbahet më 25 maj nga ora 11:00.
Kujtojmë se të premtën e 23 majit Kuvendi dështoi të bëhej me kryetar shkaku i mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit.
Për këtë post, Lëvizja Vetëvendosje insiston me kandidaten, Albulena Haxhiu. /Gazeta Enigma/