Prishtinë: Në sheshin “Skenderbeu” vendosen emrat e 1,639 personave të pagjetur

Prishtinë: Në sheshin “Skenderbeu” vendosen emrat e 1,639 personave të pagjetur

Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë vendosur 1,639 emra të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Për të shënuar këtë ditë, aksionin e kanë organizuar Youth Initiative for Human Rights Kosovo.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). 

Related Articles