Edhe Trepça preket nga kriza energjetike, kërkon të mos përfundojë si Ferronikeli

Edhe Trepça preket nga kriza energjetike, kërkon të mos përfundojë si Ferronikeli

Nuk ka shans të lëshohesh pa ashensor në horizontin e 11-të, në minierën e Trepçës në Stan Tërg. Ky mjet që transporton vertikalisht minatorët dhe mjetet e punës, funksionon me rrymë.

Energjia elektrike është edhe më e domosdoshme poshtë. Në 800 metra nëntokë, vështirësohet frymëmarrja, prandaj është i domosdoshëm ventilatori që funksionon me rrymë dhe 24 orë, për ta qarkulluar ajrin e pastër.

Po ashtu, jetike është edhe pompa e ujit, pa të cilën zgafella do të përmbysej për pak kohë.

Krejt këto makineri në minierë, bashkë me flotacionin, harxhojnë shumë energji elektrike.

Prandaj ndërmarrja ka filluar të preket nga kriza energjetike. Rritja e çmimit të rrymës, sipas drejtorit të minierës, Nexhat Dedia, mund të bëhet e papërballueshme për ndërmarrjen.

Dedia po kërkon që të mos e pësojë njëjtë si Ferronikeli që u mbyll për shkak se nuk e përballoi çmimin e shtrenjtë të rrymës. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles