Edhe ‘Viva Fresh’ në Pejë cak i hajnave, vjedhin 9 mijë euro para cash dhe cigare

Edhe ‘Viva Fresh’ në Pejë cak i hajnave, vjedhin 9 mijë euro para cash dhe cigare

Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet e shpeshta, sidomos në markete, që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje për bizneset. Të dyshuarit shpeshherë arrijnë që të shpëtojnë nga prangat e Policisë, por ka raste kur kapen ose përmes kamerave, ose nga punëtorët e sigurimit.

Kështu ka ndodhur së fundi në pikën e ‘Viva Fresh’ në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ku hajnat kanë arritur të vjedhin mijëra euro dhe paketime të cigareve, që në totalin dëmi kap vlerën e rreth 12 mijë eurove.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u denoncua nga një punëtor i marketit, i cili njoftoi Policinë se persona akoma të panjohur kanë vjedhur 9 mijë euro para të gatshme nga sefi i marketit dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles