Futbollisti i SC Gjilanit, Edi Basa, ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit.
Basa arriti të shënoi gol dhe të asistoi në ndeshjen e zjarrtë e cila përfundoi pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.
Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit për “Ylli i javës”.
Ky çmim për xhiron e 26-të i ka takuar futbollistit kroat të Gjilanit, Edi Basa.
Ky është njoftimi i FFK-së:
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilanit, Edi Basa.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Naim Kodraliu dhe Muhamet Sylejmani. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 26 -të t’i takojë Edi Bases, i cili shënoi gol të bukur, ku gjatë tërë ndeshjes u shqua për depërtime.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC. Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.
“Jam shumë i nderuar, gjithashtu ky çmim më jep motivim më të madh për ndeshjet e ardhshme. Unë gjithmonë analizoj veten time dhe gjithashtu analizoj edhe skuadrën kundërshtare. Ishte një ndeshje e vështirë për ne, pra ishte një derbi. Megjithatë, ne gjithmonë japim maksimumin në ndeshje, për lojë po ashtu edhe për tifozët tanë. Mendoj se luajtëm mirë, ndeshja përfundoi 2-2, ku mendoj se ishte e përballueshme. Për momentin nuk jam i lumtur me situatën aktualen, sepse klubi meriton më shumë se pozicionin aktual që kemi. Shpresoj që do të jemi më të fuqishëm dhe do të japim maksimumin për ekipin, duke bërë kështu tifozët tanë të lumtur”, ka thënë Basa për faqen zyrtare te FFK-së. /Gazeta Enigma/