Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sapo ka arritur kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i cili sot do zhvilloj vizitë një ditore në Kosovë bashkë me kabinetin e tij.
Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Në bazë të agjendës kryeministri shqiptar në orën 08:50 do pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu”.
Ndërsa, në orën 10:20 do adresohen për medie.
Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.
Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.