Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pasditen e së premtes ka mbledhur mbeturina në Bashkinë e Vlorës.
Rama ka publikuar një video duke mbledhur mbeturina një fushë të sportit, ku sipër videos ka shkruar ” Pa koment, Bashkia Vlorë, Dashuria për Vendin, Respekti për Veten”.
“Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet dhe një bashki. Ata që vijnë e luajnë këtu bëjnë mirë të mos i hedhin apo të i mbledhin të paktën. Ata që e mirëmbajnë këtë bëjnë mirë ta pastrojnë, përpara sesa të lind dielli, dhe qytetarët të shohin këtë pamje që është turp”, thotë kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së mbeturinave.