Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se është arritur shifra e 1 milion vaksinimeve.
Ndërkohë, në rrjetet sociale shkroi edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të vaksinohe. Respekt për ekipet tona të vaksinatorëve, mjekëve, infermierëve e epidemiologëve, që po ndjekin dhe zbatojnë me profesionalizëm Planin kombëtar të vaksinimit antiCovid”.