Pas dy ditësh pa dalë në publik kryeministri Edi Rama ka njoftuar opinionin për këtë veprim të tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një video në Facebook, ku shprehet shprehet se pavarësisht se ka qenë sëmurë, nuk e ka ndalur punën dhe shton se tashmë po diskuton me kabinetin e tij politikat e reja mbështetëse.
“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit”, theksoi Rama.
Tutje ai shtoi se “Duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Se shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju.”, tha ai.