Edita Tahiri i del në mbrojtje Sali Berishës: Shkëlqimi kombëtar i tij është i paprekshëm

Edita Tahiri i del në mbrojtje Sali Berishës: Shkëlqimi kombëtar i tij është i paprekshëm

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shpallur dje person “non-grata”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë vendim të SHBA-së, sot ka reaguar edhe Edita Tahiri, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Berisha do të mbetet lider historik i kombit shqiptar, pasi sipas saj ai udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejtë Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike.

Më tutje Tahiri tha se askush nuk mund që ta cenoj atdhetarinë e Sali Berishës.

“Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha. Udhehoqi me vizion dhe vendosmeri drejt Shqiperise demokratike dhe Euro-atlantike duke bere kthesen historike nga komunizmi ne demokraci. Solli lirine per popullin duke i dhane fund totalitarizmit qe kishte pllakosur Shqiperine per dekada. Por mbi te gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombetare duke i dhene mbeshtetje gjysmes tjeter te kombit te mbetur padrejtesisht nen dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavaresise se Kosoves, dhe mbeshtetja e vazhueshme per luften tone per liri e pavaresi ka qene nje shtylle e forte per neve udheheqesite e pavaresise se Kosoves. Askush nuk mund ta cenoj atdhetarine e Sali Berishes. Nuk ka lider pa gabime, por lideret qe shkruajne historine e kombit mbeten ne faqen e ndritshme te historise!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë dje, sekretari i amerikan Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në “Twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Related Articles