Ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialog, Edita Tahiri është shprehur për efektet që mund t’i ketë dhënë vizita e shefit të CIA-së, William Burns.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ndryshmet kanë filluar të vërehen edhe tek kryeministri Kurti edhe tek presidenti serb, Vuçiq.
“Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit, ndërsa Vuçiqi harroi vazhdimin e bojkotit, ftoi serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, ka efekte edhe ma strategjike që po ndodhin…”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Enimga