Edon Sadriu është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e futbollit, raporton Gazeta Enigma.
Futbollisti i Ferizajt ia solli fitoren skuadrës së tij falë golit të shënuar në fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa ishte mjaft i dobishëm për 84 minuta në duelin e vlefshëm për xhiron e nëntë të ligës elitare.
Sadriu u shpreh i lumtur për këtë vlerësim.
“Ndeshja me Gjilanin ka qenë shumë e mirë fal stafit të trajnerëve, të cilët e kanë analizuar shumë mirë lojën e kundërshtarit. Gjatë javës, gjithçka që kemi punuar e kemi paraqitur në fushë ndaj një skuadre të mirë si Gjilani. Atmosfera në klub është shumë e mirë, ndonëse para disa javësh nuk ka qenë gjithmonë pozitive, pasi na mungonin rezultatet. Por unë, si kapiten, së bashku me stafin e trajnerëve, kemi mbajtur ekipin të bashkuar dhe kemi arritur të kalojmë këtë krizë duke siguruar dy fitore radhazi. Shpresoj të vazhdojmë kështu. I falënderoj bashkëlojtarët për këtë çmim dhe besoj se çdo lojtar i FC Ferizaj do të ishte meritor për të fituar këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.