Edtstadler: Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së

Edtstadler: Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së

Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në Kancelarinë Austriake, Karoline Edtstadler, e shoqëruar dhe nga ministri Federal i Punës dhe Ekonomisë, Martin Kocher, vizituan Tiranën, ku patën takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, si dhe ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhe.

Ministrja austriake ka ndarë pamjet nga takimi në X. Në reagimin e saj ministrja thekson se vendi i saj mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Dita 2 në Ballkanin Perëndimor. Vazhdova udhëtimin për në Shqipëri, së bashku me ministrin Martin Kocher. Shumë faleminderit kryeministrit Edi Rama për pritjen e ngrohtë në Tiranë. Shkëmbime të mendimesh me ministrin e Jashtëm Igli Hasani, ministrinë e Ekonomisë Blendi Gonxhe dhe Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka. Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Edtstadler.

Related Articles