Edhe pse dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në sfidën e fituar 4-0 ndaj Clermont, Kylian Mbappé nuk u ka shpëtuar kritikave në Francë. Lojtari i përfaqësueses franceze, protagonistët kryesorë në triumfin e radhës, por u kritikua për egoizmin e tepruar që shfaqi në të paktën dy raste.
Në vend që të pasonte për shokët e skuadrës që ishin të pambuluar dhe mund të shënonin lehtësisht, tentoi vetë portën, por pa sukses.
I pari që reagoi kundër talentit francez ishte Sidney Govou. Ish-lojtari i Olympique Lyon publikoi një cicërimë rrjetet sociale me imazhin e rastit në të cilin Mbappé nuk bashkëpunon me Rafinhan.
Kritiku i dytë i ashpër ishte Lizarazu. Ish-futbollisti i kombëtares franceze foli në programin “Telefoot” për egoizmin e Mbappésë dhe Neymarit dhe çfarë mund të fitojnë ata si grup me Messin:
“Ajo që më bëri përshtypje kundër Reims ishte loja e Messit me prekjen e topit. Ai I bën shokët e tij të skuadrës të luajnë. Ajo që ne zakonisht nuk e shohim me Neymarin dhe Mbappenë.”