Sport Club “Gjilani” ka bërë një goditje të madhe duke transferuar futbollistin e mirënjohur shqiptar.
Egzon Bejtullai do t’i mbrojë ngjyrat e “kuqebardhëve” që nga ndeshja e radhës të shtunën ndaj Fushë Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Qendërmbrojtësi tashmë do të bëhet futbollisti më i vlefshëm në Superligën e Kosovës, sipas ‘transfermarkt’.
Vlera e 29-vjeçarit sipas kësaj faqe është 700 mijë euro. Deri më tani lojtari më i vlefshëm në futbollin elitar ka qenë Lindon Emërllahu i cili vlen 550 mijë.
Kujtojmë që Bejtullahu ka luajtur për shumë vite me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, karrierë ka bërë edhe në Suedi me ekipin e Helsingborgs IF. Gjithashtu futbollisti tetovar ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në 26 ndeshje.
/Gazeta Enigma/