“Eja dhe ti – fillo ëndrrën si futbollist” – SC Gjilani fton fëmijët t’i bashkohen shkollës së klubit

“Eja dhe ti – fillo ëndrrën si futbollist” – SC Gjilani fton fëmijët t’i bashkohen shkollës së klubit

Skuadra e SC Gjilanit po e dëshmon se është një skuadër që ka projekt afatgjatë dhe po mendon edhe për të ardhmen.

‘Skifterat’ nuk kanë fokusin vetëm tek skuadra A, por po punojnë tek të gjitha grupmoshat e reja, për të siguruar një të ardhme me futbollistë të dalur nga kjo shkollë.

Në një video të publikuar, dy nga futbollistët e dalur nga kjo shkollë, Edison Kqiku dhe Aridon Bllaca, poashtu kapiteni Armend Thaqi, i ftuan fëmijët që t’i bashkohen grup-moshave të tyre dhe ta fillojnë ëndrrën e madhe.

Kujtojmë që SC Gjilani është momentalisht në mesin e skuadrave më të organizuara në futbollin tonë.

Related Articles