Ekipet telvizive shqiptare u bllokuan për disa orë në kufirin me Greqinë, reagon Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë

Ekipet telvizive shqiptare u bllokuan për disa orë në kufirin me Greqinë, reagon Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë

Sot ekipet televizive të TV Klan dhe A2CNN janë ballafaquar me disa probleme në kufirin mes Shqipërise dhe Greqisë.

Këto ekipe kanë mbetur në pritje për disa orë në kufi pasi nuk u lejuan të kalonin nga autoritetet greke.

Lidhur me këtë Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA) ka shprehur shqetësimet e saj.

Kjo shoqatë ka dënuar ashpër sjelljen e autoriteteve greke ndaj gazetarëve në kufi, “të cilët kanë mbetur në pritje për disa orë në kufi, duke u kërkuar atyre konfirmim nga autoritetet shqiptare dhe greke për të kaluar, dhe kërkon urgjentisht që situata të të sqarohen dhe situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”.

“Gjithashtu i bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që të reagojë menjëherë në lidhje me këtë situatë të paprecedentë dhe të kërkojë shpjegime nga autoritetet greke për këtë shkelje të rëndë të lirisë së lëvizjes dhe lirisë së medias”, thotë AJA.

Sipas Shoqatës, “kjo sjellje është e papranueshme nga një vend i BE-së, i cili vendosi të bllokojë mediat shqiptare që synonin të informonin dhe të bënin transparencë për një ngjarje në Greqi”.

AJA tha se do të ndjekë zyrtarisht me prioritet këtë situatë për të sqaruar përfundimisht se çfarë ka ndodhur, që këto ngjarje të mos ndodhin në të ardhmen.

“Ndërkohë, ne u bëjmë thirrje organizatave mediatike në Greqi që të kenë një qëndrim të qartë për këtë situatë”, tha Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA). /Gazeta Enigma

Related Articles