“Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit s’është në interes të Kosovës”

“Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit s’është në interes të Kosovës”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës që të jetë funksional ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ka theksuar se nuk i përgjigjet interesave shtetërore kur një institucion mban qëndrime të Serbisë.

“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror, nëse një institucion nuk është i Kosovës, në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë, nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, tha ai.

Ai tha se tek ky ekip nuk është problem vetëm sjellja dhe papërgjegjësia e tyre karshi institucioneve të Kosovës, por edhe kryesimi i tij nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.

“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues, si mundet një deputete e Serbisë ta prezantoj Kosovën”, tha ai për mediat pas diskutimit mbi punën e Kuvendit organizuar nga IKD, raporton KP.

Related Articles