Ekonomisti kosovar, Imer Raçi, ka ironizuar me rritjen e çmimeve të perimeve, konkretisht të specave.
Raçi ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar çmimin e lartë të specave.
Në këtë fotografi shihet se specat djegës kushtojnë 4.99 euro kilogrami.
Ai ka ironizuar me këtë çmim të lartë duke thënë se është më lirë të ushqehemi me mish.
“Hani mish se ma lirë ua qet.” – ka shkruar ai.
Ndryshe raporti në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të ASK-së, thuhet se ka rënie të çmimeve në muajin shkurt të vitit 2023 krahasuar me muajin e kaluar janar po të këtij viti.
Sipas ASK-së, rënien e çmimeve në produkte si dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%).
Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.