Kurti flet për pikturën e tij me luan në zyrën e Kadri Rrahimaj

Kurti flet për pikturën e tij me luan në zyrën e Kadri Rrahimaj

Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj, ishte mjaft i diskutuar javën e kaluar pasi në zyren e tij kishte vendosur një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe si hije e tij figura e një luani.

Por, Kurti sot tha se në zyrën e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, nuk e ka pa një gjë të tillë.

“Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e Komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj”, tha ai.

Kreu i Kamenicës kishte deklaruar se piktura e Kurtit në zyre e ka dhuratë.

Related Articles