EKSKLUZIVE: Ballkani – Drita, ndërrohet lokacioni, në këtë stadium do të zhvillohet derbi i javës së 6-të

EKSKLUZIVE: Ballkani – Drita, ndërrohet lokacioni, në këtë stadium do të zhvillohet derbi i javës së 6-të

Java e 6-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në vikendin që po vjen.

Në kuadër të kësaj xhiroje do të zhvillohet edhe superderbi mes dy skuadrave më të mira në elitë, Ballkanit dhe Dritës, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se tashmë ka ndërruar lokacioni dhe se ky ballafaqim pritet të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky ndryshim i lokacionit vjen pasi që fusha në Prishtinë është në gjendje të rëndë dhe se nuk po i përballon ndeshjeve të shumta.

Ballkani – Drita zhvillohet ditën e diele me fillim nga ora 15:00.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles