Fatlum Gashi ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar në futbollin kosovar viteve të fundit, shkruan Gazeta Enigma.
Në edicionin e fundit Gashi ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti aktualisht është duke qëndruar në Gjermani ku pritet t’i bashkohet ekipit gjerman.
Bëhet fjalë për skuadrën SV Lippstadt 08 e cila garat i zhvillon në Regionalliga West.
Gjithashtu mësohet se Gashi ka oferta të shumta edhe nga futbolli kosovar.
Kujtojmë që mesfushori 26-vjeçar më parë ka mbrojtur ngjyrat e Dukagjinit, Besës dhe Istogut.
/GAZETA ENIGMA/