EKSKLUZIVE: Gjilani prezanton gjatë ditës top përforcimin e verës

EKSKLUZIVE: Gjilani prezanton gjatë ditës top përforcimin e verës

Sport Club “Gjilani” pritet që gjatë ditës ta zyrtarizojë futbollistin Arbër Prekazi, raporton ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.

Prekazi te Gjilani vjen nga skuadra e FC Ballkanit, ekip me të cilin luajti për një edicion e gjysmë.

Mbrojtësi mitrovicas llogaritet si njëri ndër përforcimet më të mëdha të “Skifterave” në këtë afat kalimtar.

Transferimi i Prekazit është i pesti te Gjilani në këtë afat kalimtar pas ardhjeve të Yll Hoxhës, Albert Dabiqajt, Agustin Torases dhe Elton Cales.

Siç mëson Gazeta “Enigma”, tregu i transferimeve për Gjilanin ende nuk ka përfunduar.

Gjilani pritet ta thotë fjalën kryesore në Superligë edicionin e ardhshëm.

“Kuqebardhët” edicionin e ri e nisin me udhëtimin e vështirë ndaj Drenicës në Skenderaj./Gazeta Enigma/



Related Articles