EKSKLUZIVE: Ja në cilin stadium do zhvillohet derbi mes Gjilanit dhe Dritës

EKSKLUZIVE: Ja në cilin stadium do zhvillohet derbi mes Gjilanit dhe Dritës

Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll sjellë ndeshje mjaftë interesante, shkruan Gazeta Enigma.

Në kuadër të kësaj xhiroje spikat super derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjithashtu, redaksia jonë mëson se ndeshje do luhet pa prezencën e tifozëve për arsyeje se stadiumi nuk i përmbushë kushtet kryesore për interesimin e madh të tifozëve.

Kujtojmë që Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak, 56.

Në tri ndeshjet e para të këtij sezonit skuadra e Gjilanit ka arritur të triumfoj dy here ndaj Dritës, kurse ndeshje e fundit ka përfunduar pa fitues.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles