EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e drejtorëve nga Vetëvendosja në Kamenicë

EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e drejtorëve nga Vetëvendosja në Kamenicë

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje e ka marr drejtimin e Kamenicës, por ende nuk ka vendosur për emrin e drejtorëve nga radhët e kësaj partie.

Gazeta Enigma raportoi ekskluzivisht më 8 shkurt për emrat e drejtorëve nga radhët e AAK-së në Kamenicë.

Po ashtu, sot Gazeta Enigma ka siguruar ekskluzivisht emrat e drejtorëve nga radhët e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë gjashtë drejtori ku 50 % prej tyre janë gra dhe 50 % janë burra, ashtu siç ka premtuar Kryetari Kadri Rahimaj gjatë fushatës para zgjedhjeve.

Drejtoreshë e drejtorisë për Financa: Ardita Shabani – Dërmaku

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë: Shpend Morina

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Afrim Dervishi

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm: Uran Berisha

Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik: Burbuqe Leka

Drejtoreshë e Drejtorisë për Sport, Kulturë dhe Rini: Rina Matoshi

Siç merr vesh Gazeta Enigma, Kryetari Kadri Rahimaj pritet që brenda kësaj jave ta bëj publik kabinetin e tij me 11 drejtorë dhe me nënkryetarë Faton Jakupin, kryetari i AAK-së, parti e cila do të jetë në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje për katër vitet e ardhshme në Kamenicë./GazetaEnigma/

Related Articles