Merkato e verës sa shkon e bëhet me e nxehtë, shkruan Gazeta Enigma
Klubi Futbollistik “Dukagjini” nga Klina ka filluar organizimin për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.
Gazeta Enigma orë më pare raportoi se mbrojtësi i majtë Arbër Shala do të vazhdoj të jetë pjesë e Dukagjinit edhe për sezonin e ri.
Enigma gjithashtu mëson ekskluzivisht se KF Dukagjini i ka ‘blinduar’ edhe gjashtë futbollistë tjerë të cilët do të jenë lotjarët kyç në edicionin që po vjen.
Bëhet fjalë për kapitenin Altin Mërlakun, portierët Altik Muhaxhiri dhe Kenan Haxhihamza, mbrojtësit Ilir Syla, Ardin Dallku dhe mesfushorin Met Millaku i cili pritet të kthehet nga lëndimi.
Gjithashtu skuadrës pritet t’i bashkohet edhe mesfushori i njohur Egzon Qerimi i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e KF Ulpianës. Edhe Dior Zabërgja e Rinor Kuqi priten të zyrtarizohen te skuadra e drejtuar nga Armend Dallku.
Redaksia jonë mëson se tek “Hithat” gjatë ditëve në vijim pritet të ketë prurje të reja.
/GAZETA ENIGMA/