Klubet në futbollin kosovar kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri i cili pritet të filloj në gusht.
Klubi Futbollistik “Flamurtari” nga Prishtina e cila garat i zhvillon në Ligën e Parë ka filluar të mendoj edhe për prurjet e reja, por kryeqytetasit kanë pasur edhe largime.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi ia ka borxh afro 5 muaj rroga disa futbollistëve.
Lojtarët janë duke shpresuar edhe më tutje që krerët e klubit do t’i paguajnë obligimet që kanë ndaj tyre.
“Kuqezinjtë” e Flamurtarit në sezonin e fundit janë renditur në vendin e 7-të me 34 pikë të mbledhura.
/Gazeta Enigma/