Klubet e Superligës së Kosovës janë duke u përgatitur maksimalisht për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri, shkruan Gazeta Enigma.
Klubi Futbollistik “Llapi” është mjaftë aktiv duke rinovuar me futbollistët më të mirë, por edhe duke menduar për prurjet e reja.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se llapjanët kanë vazhduar bashkëpunimin me Adem Maliqin.
Sulmuesi anësor i është bashkuar Llapit edicionin e kaluar, kurse këtë sezon është paraqitur në 33 ndeshje.
Kujtojmë që Adem Maliqi më parë ka luajtur për Flamurtarin e Prishtinës, Feronikelin, dhe Ferizajn.
/Gazeta Enigma/