EKSKLUZIVE: Kjo do të jetë e ardhmja e Arbër Shalës

EKSKLUZIVE: Kjo do të jetë e ardhmja e Arbër Shalës

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll kanë filluar që të përgatiten maksimalisht për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.

Klubi Futbollistik “Dukagjini” ka filluar të mendoj për prurjet e reja, por gjithashtu edhe për t’i mabajtur në ekip lojtarët të cilët kanë shkëlqyer sezonin e kaluar.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se njëri nga futbollistët i cili pritet të vazhdoj bashkëpunimin me “Hithat” është Arbër Shala.

Gjithashtu redaksia jonë mëson se futbollisti ka pasur oferta të shumta në ‘tavolinë’, por që në fund ka vendosur përsëri të qendroj në Klinë.

Mbrojtësi i majtë në sezonin e fundit ka shkëlqyer me skuadrën e Dukagjinit, ku në 26 ndeshje të zhvilluara ka realizuar katër gola dhe një asistim.

Kujtojmë që Shala ka qenë pjesë e shumë ekipeve të mëdha nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles