Superliga e Kosovës në futboll sezonin e ardhshëm pritet të jetë mjaftë e zjarrtë, ku tashmë klubet kanë filluar me prurjet e reja që të jenë sa më të gatshme, shkruan Gazeta Enigma.
Klubi Futbollistik “Ferizaj” siç duket e ka marrë shumë seriozisht afatin kalimtar të verës.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se klubi ferizajas është afër marrëveshjes me sulmuesin e rrezikshëm kosovar, Kastriot Rexha.
Rexha së fundmi ka qenë pjesë KF Drenicës, ku për shkak të lëndimit është paraqitur vetëm në një ndeshje.
Qendërsulmuesi i njohur do të ishte pika kyçe e sulmit tek skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina.
Redaksia jonë ka raportuar se Ferizaj veçse ka arritur marrëveshje me Betim Haxhimusën i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, gjithashtu interesim ka shprehur edhe për Edon Sadriun, Fidan Gërbeshin dhe Leutrim Rexhpin.
Deri më tani “Ujqit” kanë prezantuar dy prurjet e reja, Bujar Shabanin nga Dukagjini dhe Astrit Fazliun nga Drita.
Kujtojmë që Kastriot Rexha përvec Drenicës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Dritës, Feronikelit, Besës, Prishtinës, Trepcës ’89, Hysit dhe Vllaznisë së Shkodrës.
/GAZETA ENIGMA/