Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, sot pritet të bëhet me skuadër të re.
Sulmuesi anësor nuk ka qenë duke kaluar momente të mira me skuadrën nga Polonia, Legia e Varshavës. Në tri ndeshjet e fundit Kastrati nuk ka qenë i përfshirë në skuadrën e parë.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht nga burimet të afërta të Lirim Kastratit se sot pritet të prezantohet te skuadra e njohur hungareze, Fehervar FC.
Ditë më parë Enigma kishte raportuar se futbollisti kishte tri oferta në tavoline nga Racing Santander në Spanjë, Rijeka në Kroaci dhe AEK në Greqi.
Lirim Kastrati ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me Fehervar FC. Kurse, arsyeja që ka pranuar ka qenë oferta më e mirë se tjerat klube.
/GAZETA ENIGMA/