Sport Club “Gjilani” edhe më tutje është duke menduar për prurjet e reja në skuadër.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Donaldo Açka.
Ishte kryetrajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, i cili me ngulm e deshi në skuadër mesfushorin pasi që edhe më parë kishin punuar së bashku tek skuadra e Luftëtarit.
Mesfushori 25-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës finlandeze, FC Haka. Gjithashtu karrierë ka bërë edhe në Rumani dhe Greqi.
Enigma mëson gjithashtu se SC Gjilani pritet t’i bëjë edhe dy prurje të mëdha gjatë ditëve në vijim.
/Gazeta Enigma/