Ish futbollisti i Tiranës nga Shqipëria, Augustin Torrases, pritet të prezantohet gjatë ditës si lojtar i ri i SC Gjilanit, merr vesh Gazeta Enigma.
Torrases gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur për klubet e Red Bull Salzburg, Tigre, Huracán, Partizani, Mitre Flamurtari dhe Yanbian. 32 vjeçari nga Argjentina është i futbollisti i katërt që pritet të zytarizohet të Gjilani i Ismet Munishit.
Më herët janë prezantuar në këtë klub si prurje të reja: Yll Hoxha, Elton Cale, Albert Dabiqaj. Gjilani ka qenë një prej klubeve më aktive në afatin kalimtar të verës në Superligë./Gazeta Enigma/