Sport Club “Gjilani” ka arritur marrëveshje me njërin ndër mbrojtësit më të mirë shqiptar.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Egzon Bejtullai do të jetë përforcimi më i ri i ‘kuqebardhëve’.
29-vjeçari së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës, kurse karrierë ka bërë edhe në Suedi me skuadrën e Helsingborgs IF.
Kujtojmë që Bejtullahi është pjesë e përfaqësueses maqedonase, ku ka zhvilluar 26 ndeshje.
/Gazete Enigma/