EKSKLUZIVE: SC Gjilani transferon mbrojtësin e njohur

EKSKLUZIVE: SC Gjilani transferon mbrojtësin e njohur

Sport Club “Gjilani” është duke u përgatitur për ndeshjen e së enjtes ndaj FK Liepajas nga Letonia në kuadër të Ligës së Konfenrencës.

“Kuqebardhët” deri më tani në këtë afat kalimtar kanë bërë katër transferime: Besart Krivanjeva, Mevlan Zeka, Baton Zabërgja dhe Përparim Islami.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se SC Gjilani tashmë ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Drenicës, Granit Jashari.

Jashari ka qenë ndër futbollistët më stabil në Superligën e Kosovës në edicionin që e lamë pas.

Redaksia jonë mëson se për futbollistin kanë shprehur interesim edhe klubet tjera si nga Superliga, por edhe nga Superiora në Shqipëri.

23-vjeçari më pare ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, 2 Korrikut dhe Ferizajt.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles