Sport Club “Gjilani” është duke punuar edhe më tutje për prurje në skuadër për të qenë edhe më shumë konkurruese në sezonin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se “kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Prishtinës, Besir Ramadani.
Ramadani gjatë orëve në vazhdim pritet të nënshkruan kontratë me skuadrën gjilanase.
Futbollisti 23-vjeçar përveç Prishtinës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Strugës, Shkupit e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.
Klubi gjilanas në këtë afat kalimtar të dimrit pritet të ketë edhe disa prurje tjera.
/Gazeta Enigma/