Shumë skuadra kosovare të futbollit në afatin kalimtar të janarit do të bëhen me trajner të rijnë, pasi i kanë larguar trajnerët për shkak të rezultateve të mira në sezonin vjeshtor apo edhe për arsye tjera.
Njëra prej skuadrave që ka mbetur pa trajner është KF Kika nga Hogoshti që garon në Ligën e Parë.
KF Kika njoftoi të mërkurën se me marrëveshje të dyanshme ia ka shkëputur kontratën trajnerit Trimnor Selimi.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se KF Kika ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Sedat Pajaziti.
Drejtuesit e KF Kikës kanë arritur marrëveshje me Sedat Pajazitin vetëm një ditë pas largimit të Trimnor Hasanit.
Siç mëson Gazeta Enigma, KF Kika sot do prezantoj trajnerin Sedat Pajaziti i cili pritet t’i sjellë edhe disa lojtarë të rinjë në ekip.
Kujtojmë që Sedat Pajaziti ka drejtuar skuadra si SC Gjilani e KF Dardana./GAZETA ENIGMA/