Ekspedita e KF Prishtina niset për Norvegji, për ndeshjen historike me Bodo/Glint

Ekspedita e KF Prishtina niset për Norvegji, për ndeshjen historike me Bodo/Glint

Skuadra kampione e superligës së Kosovës, me përkushtim e profesionalizëm ka luajtur deri më tani në parakualifikime për Champions League, e më pas Europa Konferencë League, shkruan Gazeta Enigma.

Prishtina ka arritur të mposhtë katër skuadra deri më tani në rrugëtimin e saj parakualifikues 2021/2022 në gara ndërkombëtare. Së fundi, më 5 gusht, Prishtina ka shënuar fitore minimale (2:1), por historike për të dhe futbollin e Kosovës në tërësi, ndaj skuadrës Norvegjeze Bodo/Glint.

Ndeshjen e kthimit Prishtina e zhvillon të enjten më 12 gusht, dhe fitorja eventuale, përveç namit të mirë e përvojës së jashtëzakonshme, do t’i sillte edhe një mal me para për standardin Kosovar, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles