Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur në Selanik, ku edhe do të përballet me Greqinë, takim ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Dardanët tashmë janë akomoduar edhe në hotel, teksa nga orët e mbrëmjes pritet të zhvillojë edhe stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin ‘Toumba Stadium’, aty ku edhe do të sfidohet nga helvetikët.
Të besuarit e Primozh Gliha me shumë telashe të brendshme, pasi katër lojtarë që ishin në listë janë të lënduar dhe me kontigjentin e tanishëm të lojtarëve në dispozicion kërkon një rezultat pozitiv për të mbyllur ciklin kualifikues të Botërorit.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë është shuar.
Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh.